Kocijancic qartëson situatën: Dialogun Kosovë- Serbi e ndërmjetëson BE-ja

Aktuale

Kocijancic qartëson situatën: Dialogun Kosovë- Serbi e ndërmjetëson BE-ja

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 07:13
Zëdhënsja e BE’së, Maja Kocijnacic

Zëdhënsja e BE’së, Maja Kocijnacic, ka thënë se Bashkimi Europian pret bashkëpunim të ngushtë me të dërguarin special të ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.

“ShBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në punën tonë në Ballkanin Perëndimor, veçanarisht kur bëhet fjalë për sukses në dialogun e ndërmjetësuar kur bëhet fjalë për sukses në dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës. BE dhe ShBA ndajnë një interes të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe ne mezi presim që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në dhe Matt Palmer si i dërguari special i SHBA-së”, ka thënë ajo për mediat serbe.

“Ne mirëpresim çdo angazhim për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE, qoftë ai që vjen nga vendet anëtare, bashkësia ndërkombëtare, dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar Kocijancic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat