Presidenti Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Austrisë

Aktuale

Presidenti Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Austrisë

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 16:03
Hashim Thaçi dhe Christoph Weidinger

Ambasadori i ri i Austrisë në vendin tonë, Christoph Weidinger, me rastin e dorëzimit të kredencialeve te presidenti Hashim Thaçi, u zotua se do të vazhdojë të punojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve mike.

Presidenti Thaçi, duke i uruar mirëseardhje ambasadorit Weidinger si dhe suksese në punën e tij, tha se Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë e që i ka treguar botës për Kosovën.

“Kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale dhe bashkëpunimit në mekanizmat ndërkombëtarë”, u shpreh presidenti Thaçi për raportet me Austrinë.

Presidenti Thaçi tha se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtoi se është i kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat