Njeriu i Merkelit: Jam i lumtur që LDK nuk ka hyrë në koalicione

Aktuale

Njeriu i Merkelit: Jam i lumtur që LDK nuk ka hyrë në koalicione

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 16:45
Peter Beyer, Vjosa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Në zyrat Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës u mbajt takimi i kreut të kësaj partie, Isa Mustafës, me deputetin e CDU-së, Peter Beyer. Pas takimit, deputeti i CDU’së, foli rreth procesit të zgjedhjeve në Kosovë. Ai u shpreh se e mbështesin LDK’në në këtë proces dhe është i lumtur që LDK i hyri garës e vetme në zgjedhje

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sigurisht që ne mbështesim LDK’në si një prej partive më të forta në Kosovë. Jemi të vetëdijshëm që përpara kemi një moment mjaft sfidues, arsimi, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Këto janë temat më të cilat duhet marrë në të ardhmen”, është shprehur Peter Beyer.

Ai tutje ka deklaruar se i ka dy porosi për zyrtarët e LDK’së. Duke përmendur edhe kandidimin  e Vjosa Osmanit për kryeministre të vendit.

“Kam edhe dy porosi:  është gjë e mirë të kemi një parti si LDK, që shpalosi një kandidate me shumë përvojë. Jemi shumë të lumtur që LDK nuk ka hyrë në koalicione, sepse nuk e ka të nevojshme. Jemi të pajtimit që Kosova të jetë ashtu sic është, pa ndryshime territoriale”, thotë Beyer.

E ndërkohë kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka deklaruar se e informoi deputetin e CDU’së, Peter Beyer rreth situatës politike në Kosovë si dhe zgjedhjeve që do të mbahen në tetor.

“Takim i rëndësishëm me deputetin e CDU, Peter Beyer. Është që disa herë tek ne. LDK dhe CDU janë anëtare të EPP. Të gjitha reformat e partisë i kemi bërë duke marë për bazë CDU’në. E njoftova z.Beyer me ecuritë në LDK, zgjedhjet orientimet tona themelore , së bashku me znj. Osmani .Kërkova përkrahjen e CDU, jo vetëm për LDK por edhe për Kosovën, që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike”, sqaroi Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat