Këta janë kandidatët për deputetë nga dega e LDK-së në Prizren - Bota Sot
Këta janë kandidatët për deputetë nga dega e LDK-së në Prizren

Aktuale

Këta janë kandidatët për deputetë nga dega e LDK-së në Prizren

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 19:00
LDK

Partitë politike kanë filluar përgatitjet e tyre për përpilimin e listave të kandidatëve për deputetë. Dita e premte është data e fundit kur partitë politike, duhet t’i dorëzojnë listat përfundimtare në KQZ.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e ka kandiduar Vjosa Osmanin për kryeministre të vendit, tashmë ka filluar përgatitjet për listën përfundimtare. E dega e saj në Prizren tashmë e ka vendosur se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në listë.

Në krye të kësaj liste, është kryetari i degës së partisë në këtë komunë, Anton Quni.

Anton Quni u zgjodh kryetar i degës së Prizrenit, degë e cila udhëhiqej nga Haxhi Avdyli.

Haxhi Avdyli u zgjodh deputet nga radhët e LDK’së në zgjedhjet e kaluara, madje edhe kësaj here, është vendosur që të jetë kandidat.

E vetmja grua e cila do të garojë për deputete në Prizren, është kryetarja e Grupit të Grave të këtij qyteti, Sadije Osaj-Jakupi. Ajo për momentin është asambliste në Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Edhe deputeti, Driton Selmanaj, i cili kishte garuar kundër Anton Qunit për kryetar të degës, përsëri do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të LDK’së.

Dega e LDK’së në Prizren ka vendosur që ta rikandidojë edhe Hatim Baxhakun, i cili ishte deputet më parë dhe kandidat i LDK’së për kryetar të komunës së dytë më të madhe në Kosovë.

Në këtë listë, gjendet edhe ish-deputeti, Xhavit Ukaj, i cili vjen nga kjo komunë.

Listat përfundimtare të partive politike ende nuk janë bërë publike por disa degë të partive të caktuara kanë filluar që t’i bëjnë publike përfaqësuesit e degëve të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...