Kërkoi luftimin e korrupsionit, Kadri Veselit i vjen reagimi: Nisja nga shtëpia jote - Bota Sot
Kërkoi luftimin e korrupsionit, Kadri Veselit i vjen reagimi: Nisja nga shtëpia jote

Aktuale

Kërkoi luftimin e korrupsionit, Kadri Veselit i vjen reagimi: Nisja nga shtëpia jote

Nga: A.Zh Më: 4 shtator 2019 Në ora: 14:01
Kadri Veseli

Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj, ka reaguar kundër iniciativës së kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, i cili u ka bërë thirrje partive politike që të miratojnë një Pakt për luftimin e korrupsionit.

Maxharraj është treguar kritik ndaj Veselit, duke i quajtur “përralla” deklaratat e tij, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nga 100% të të korruptuarve në Kosovë, mbi 70% gjenden në partinë që e drejton Veseli.

Maxharraj ka theksuar se për të pastruar korrupsionin duhet të fillohet nga PDK-ja, përmes një vettingu të mirëfilltë në drejtësi.

Reagimi i plotë i Maxharrajt:

Përrallat e Kadri Veseli për korrupsionin

Kadri Veseli është njeriu më tragjiko-komik në skenën politike të Kosovës. Ai tashti ka nisë me kallxu edhe përralla dhe falle të defatorëve. Ky njëri pasi e solli PDK dhe Kuvendin në buzë të kolapsit ka nisë edhe me tregu përralla, por aso përrallash që si hanë askush.

Çdo kush e din së korrupsionit është një e keqe e çdo shoqërie. Korrupsioni më i lartë në rajon edhe me gjerë është në Kosovë. Zor qe gjendet ndonjë pushtetar qe nuk është i korruptuar. Për korrupsionin galopant po na e tërheqin edhe te gjitha raportet e vendeve, por që pushtetarët tanë këtë nuk e dëgjojnë, nuk e dëgjojnë sepse nuk ju pëlqen të dëgjojnë.

Kohët e fundit e ka marrë flamurin për luftimin e korrupsionit Kryetari i PDK Kadri Veseli, në çdo ndejë në çdo tubim e ka plotë gojën korrupsion. Por, ky korrupsionin e ka kapë vetëm nga bishti e jo nga koka.

Kadri Veseli jo vetëm që po merret me përralla dhe falle, por këtij njeriu as nuk i zënë fjala vend. Ai kurrë në jetën e tij në politike nuk e realizon atë se çka e thotë. Kjo tregon se sa i pafuqishëm është në politikë. Kjo do të thotë se po flet kot e po kallxon përralla.

Përralla e fundit është luftimi i korrupsionit me Pakt, duke ju çuar porosi edhe partive tjera të krijojnë një Pakt kundër korrupsionit, duke theksuar se me Pakte kthehet besimi te qytetarët në luftë kundër korrupsionit. Të gjitha partitë e refuzuan këtë përrallë pa kripë të Kadri Veselit, bile edhe filluan të qeshin me të duke i thënë se po qet fall. Këtij njeriu si duket i kanë humbë të gjitha lidhjet e trurit me gjuhën e tij.

Kadri Veseli duhet ta di se korrupsioni nuk luftohet me Pakte e as me Marrëveshje midis Partive politike. Luftimi i korrupsionit luftohet në institucione. Korrupsioni z.Kadri Veseli luftohet duke i zbatuar ligjet. Korrupsioni nuk luftohet me një prokurori dhe gjyqësi të kapur nga politika, por korrupsioni nuk luftohet me njerëz të korruptuar. Më këtë prokurori dhe gjyqësi nuk ka shans të luftohet korrupsioni ai veç çka shtohet.

A e din ti Kadri Veseli se nga 100% të të korruptuarve mbi 70% gjenden në PDK në Partinë që ti e drejton. Nuk ka pushtetar në nivel lokal dhe qendror të PDK-së që nuk është i korruptuar. Nuk them se edhe pushtetarët e partive tjera nëpër institucione janë imun, por PDK-ja e zë vendin e parë. Pse nuk e nis luftën e korrupsionit në partinë tënde, në të cilën i madh e i vogël janë të korruptuar. Apo e nise, por të hasi sharra në gozhdë. Nuk pate guximin të shkosh me tutje. Për të pastruar korrupsionin duhet të fillosh nga shtëpia e jote, nga partia e jote. Nuk ka nevojë për Pakte e Marrëveshje, por me çkapjen e politikës nga drejtësia, me një Veting të mirëfilltë, në vendet kyqe të prokurorisë dhe gjyqësisë duhet të vijnë njerëzit e tipit të prokurorit Elez Blakaj, i cili trimërisht e nisi luftën kundër korrupsionit, por gati qe se hëngrën. U detyrua të ikë nga shteti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...