Haxhiu: Kthesa e madhe me 6 tetor, deri atëherë po i dëgjojmë talljet e mashtrimet e subjekteve tjera

Aktuale

Haxhiu: Kthesa e madhe me 6 tetor, deri atëherë po i dëgjojmë talljet e mashtrimet e subjekteve tjera

Nga: G.B Më: 4 shtator 2019 Në ora: 14:36
Albulena Haxhiu

Ish deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se subjektet tjera janë të tronditur nga kuadrot e reja në Lëvizje që e përfaqësojnë atë në debate televizive, andaj përfaqësuesit e këtyre subjekteve nuk po mund të kontrollojnë veten duke përdorur gjuhë agresive, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se kthesa e madhe do të ndodhë me 6 tetor dhe se nuk e kanë problem t’i shohin e dëgjojnë tallet e mashtrimet e tyre deri atëherë.

Postimi i saj i plotë:

Subjektet tjera janë të tronditur nga kuadrot e reja në Lëvizje që po e përfaqësojnë në mënyrë të jashtëzakonshme Lëvizjen në debate televizive, andaj përfaqësuesit e këtyre subjekteve nuk po mund të kontrollojnë veten duke përdorur gjuhë agresive, pikërisht ata që 10 vite minimum kanë thënë premtimet e njëjta dhe ndonëse kanë qeverisur aq gjatë, kanë sjellë degradim, krim, papunësi, pabarazi e padrejtësi.
Ata sërish flasin njësoj por tani as vetes nuk i besojnë më.

Kthesa e madhe do të ndodhë më 6 tetor, fare se kemi problem t'i shohim e dëgjojmë talljet e mashtrimet e tyre deri atëherë.

Qytetarët e kanë kuptuar që Lëvizja me kandidatin e saj, e sjellë ndryshimin e përparimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat