Zyrtari i LDK-së e quan ‘bulldozher’ Agim Veliun

Aktuale

Zyrtari i LDK-së e quan ‘bulldozher’ Agim Veliun

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 17:22
Bajram Gecaj dhe Agim Veliu

Ish-këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj, para pak minutash ka publikuar një fotografi të përbashkët me nënkryetarin e LDK’së, Agim Veliu, të cilin e quan me nofkën “Bulldozher”.

“Unë me bullodzherin”, ka shkruar Gecaj në përshkrimin e fotografisë.

Nuk dihet se si mund t’i ketë lindur kjo ide Gecajt për ta krahasuar Veliun me një ‘bulldozher’, mbase ka marrë si përmasa gjatësinë dhe kilogramët e nënkryetarit të LDK’së.

Veliu ndryshe është një figurë me peshë në Lidhjen Demokratike të Kosovës që ushtron postin e nënkryetarit për disa vite radhazi, dhe gjithashtu drejton Komunën e Podujevës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat