Kusari-Lila: Kemi patur thirrje për bashkëpunim nga AAK-ja

Aktuale

Kusari-Lila: Kemi patur thirrje për bashkëpunim nga AAK-ja

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 18:17
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila ka theksuar se përveç PDK-së ka patur thirrje për bashkëpunim edhe nga AAK-ja.

Kusari-Lila ka bërë të ditur se i janë përgjigjur negativisht kësaj ftese për bashkëpunim për arsye parimore.

“Une kam patur edhe takim me zotin Ramush Haradinaj, por ka qenë përgjigja për jo. Nuk kam pas diçka personale ka qenë gjithçka çështje parimore , nuk mund të mbështesja një person që e kam kritikuar vazhdimisht. Ajo që është më e rëndësishme është të jemi parimor” ka thënë ajo në Magazinë Zgjedhore.

Ndërsa me Vetëvendosjen Kusari-Lila ka theksuar se ka patur një thyerje me Albin Kurtin në orët e fundit të bisedimeve për koalicion parazgjedhor  duke lënë  një shije të keqe mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat