Zafir Berisha: NISMA e ka të sigurt përfaqësimin në qeverinë e ardhshme

Aktuale

Zafir Berisha: NISMA e ka të sigurt përfaqësimin në qeverinë e ardhshme

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 21:12
Zafir Berisha

Ish-deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha ka thënë se kjo parti e ka të sigurt përfaqësimin në qeverinë e ardhshme.

Berisha, ka thënë se tashmë të gjithë e kanë kuptuar se NISMA do të jetë në qeveri.

“Pavarësisht kësaj, angazhimi ynë aktual dhe gjatë fushatës do të jetë i përqendruar në marrjen e sa më shumë votave që NISMA të jetë më e fuqishme se që ka qenë deri më tani”.

“Tashmë nuk ka dilema se NISMA do të jetë pjesë e qeverisë në mandatin e ardhshëm”, tha Berisha.

Zyrtari i NISMA-s ka thënë se nuk do të merren me të tjerët por vetëm me shpalosjen e programit të tyre.

“Nëse dikush na sulmon, ne do të përgjigjemi, por edhe kryetari i NISMA-s e ka bërë me dije se kjo parti nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik”, shtoi më tej Zafir Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat