Kujtim Shala: Asociacioni i Komunave Serbe duhet të jetë si asociacionet tjera

Aktuale

Kujtim Shala: Asociacioni i Komunave Serbe duhet të jetë si asociacionet tjera

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 21:48
Kujtim Shala

Kujtim Shala nga LDK, ka thënë se për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të shmangen kompetencat ekzekutive.

“Kushtetuta jonë nuk e lejon këtë. Ai duhet të jetë si asociacionet tjera, por duhet ta zgjidhim çështjen e përfaqësimit sepse nuk mund të jetë njëetnik”, ka thënë Shala, njofton Klan Kosova.

“Një marrëveshje ndërkombëtare për ASK nuk ka. Është marrëveshja e parë e parimeve të vitit 2013 që është miratuar në vitin 2013. Marrëveshja e vitit 2015 nuk është akt juridik. Çështja është tash që në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese shihet se Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar atë marrëveshje që është mekanizëm kushtetues. Nuk është antikushtetues. Dokumenti i parimeve s’ka pasur fuqi juridike”.

“Burimi është viti 2013. Problemi është se diskutohet 23 çështje që i ka kontestuar Gjykata Kushtetuese por jo çështjen themelore. Është mekanizëm kushtetues e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese, s’kemi të bëjmë me dokumentin e parimeve, ai s’ka vlerë. Dokumenti që ka vlerë është marrëveshja ndërkombëtare që është ratifikuar në vitin 2013”.

Shala ka thënë në Zona Zgjedhore se çështja e dialogut me Serbinë është çështje me të cilën duhet të merret Qeveria.

“Është çështje e Qeverisë, e kam fjalën për procesin. Është quajtur proces i normalizimit të marrëdhënieve, që të kishte përafrim për disa fusha por pa u thënë se do të kalonte në çështje politike”.

“Kosova është shtet dhe për këtë status s’ka pse të bisedojë me një shtet tjetër. Ka vende që nuk kemi asnjë problem por ende nuk na njohin. Çështja jonë me Serbinë është tjetër – ndërhyrjet e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat