Kurti: Të flasësh për PSD-në është si të flasësh për borën e parvjetme

Aktuale

Kurti: Të flasësh për PSD-në është si të flasësh për borën e parvjetme

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 22:33
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qeshur kur është pyetur nga qytetarët për raportin me PSD-në.

Kurti, nuk ka dashur të flasë për të kaluarën me ta e për PSD-në. I ka konsideruar si “borë e parvjetme, iku”.

“Ende po flet për ta?”, ka pyetur me humor Kurti.

“Të flasësh për PSD-në është si të flasësh për borën e parvjetme”, tha ai.

Kurti ka thënë se largimi i tyre ishte aksident dhe se “gipsin e kemi hequr para një viti”.

“Ta kesh kryetarin e Prishtinës, kryetarin një komune tjetër dhe 12 deputetë e ne e kundërshtojmë, e të mos guxosh të dalësh vet në zgjedhje, është vdekje për së gjalli. Më i guximshëm po del Fatmir Limaj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat