Tahiri: Agim Bahtiri tradhtoi AKR-në, jo unë – Këshilltari i Pacollit pengonte procese në parti

Aktuale

Tahiri: Agim Bahtiri tradhtoi AKR-në, jo unë – Këshilltari i Pacollit pengonte procese në parti

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 22:41
Labinot Tahiri

Labinot Tahiri, i cili para pak ditësh ka aderuar zyrtarisht në AAK, ka thënë se nuk është tradhti largimi i tij nga AKR’ra, por ai i Agim Bahtirit po.

”Nuk mund të jetë tradhti, ndoshta mund të ketë qenë e Agim Bahtirit që thuaje prej fillimit kishte qenë aty. S’kam mendu me lëviz asnjëherë prej aty, por kur  e kam sugjeru Pacollin që ta vendos kontrollin në parti, jam largu. Sepse kanë qenë disa njerëz tjerë që kanë kontrollu. Jetlir Zyberaj ka pengu aty’’, ka thënë Tahiri në Debat Plus.

Për këshilltarin e Pacollir, Jetlir Zyberaj thotë se kishte paraqitur shumë pengesa në parti.

‘’Ai ka qenë kategorik që Ferizaj të mos ketë ministër dhe unë ia kam arrit. Kam parë që në të ardhëmn nuk kam perspektivë aty;, tha Tahiri.

‘’Kam qenë në një kohë kur i është dashtë vota Panit për Qeveri. Mirënjohje për mua ishte kur AKR u fut në Qeveri. Haradinaj ishte mirënjohës për mua tërë kohën. Aderimi me qejf dhe pa telashe. Unëq isha korrekt, po ashtu edhe ai korrekt. Konktatet  ikisha edhe kur ishte në Hagë dhe pastaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat