Tahiri: Nuk më dëmtojnë aderimet, qytetarët më njohin si Lab

Aktuale

Tahiri: Nuk më dëmtojnë aderimet, qytetarët më njohin si Lab

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 23:14
Labinot Tahiri

Ish-deputeti Labinot Tahiri i cili braktisi AKR-në për AAK-në, ka thënë se ky kapërcim nuk e dëmton karrierën e tij.

’Mua nuk më zbeh një parti, edhe neser me dalë prej AAK-së në parti tjetër. Qytetarët më njohin mua si Labi. Nëse dal në zgjedhje me pak vota, as Ramushi nuk kish pasë interesim për mua. Asesi nuk dëmtohem, mund të bëni sondazhe sa të doni’’, tha Tahiri.

Ishte analisti Ilir Mirena që tha se Labit i është zbehur karriera.

‘’Po bëhen për interesa të ngushta në parti. Kur je brenda subjektit politi, përpiqesh që ta përçosh idealin  e angazhimin. Edhe Zoti Tahiri, me pengesat e  para që kanë mujt me hasë prej këshilltarit apo dikujt, që në start shkojnë në prehër të partive tjera. Dhe ato mezi presin me marrë dikë me influencë.. Është feomen që ia zbeh vetë karrierën këtyre, që i bëjnë këto ndryshime. Do t’i zbehet karriera Labinot Tahirit. Nuk është si atëherë kur është hyrë në AKR’’, tha Mirena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat