Mësoni kandidatët e PDK-së për deputetë nga Podujeva

Aktuale

Mësoni kandidatët e PDK-së për deputetë nga Podujeva

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 23:48
PDK

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i ka caktuar kandidatët e saj për deputetë nga dega e Podujevës.

Në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 6 Tetorit, nga Podujeva, do të garojnë: Rrustem Mustafa i njohur si Remi, Naim Fetahu, Fahri Osmani dhe Floreta Zejnullahu.

Rrustem Mustafa, ka qenë deputet për disa mandate në të kaluerën. Po ashtu, edhe Naim Fetahu, në legjislaturën 2014-2017, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kurse, Fahri Osmani, aktivisht është kyqur vonë në politikë. Ai për vite me radhë ka qenë drejtor i Menzës së Studentëve në Prishtinë.

Teksa, Floreta Zejnullahu, është mbesa e heroit Hakif Zejnullahu.

Ajo aktualisht është asambleiste në Komunën e Podujevës, nga radhët e PDK-së.

Në Podujevë, tashmë janë caktuar edhe kandidatët nga radhët e LDK-së.

Fidan Rekaliu, Nexhmi Rudari, Ekrem Hyseni, Visar Hoti dhe Florie Besholli, janë caktuar kandidatë për deputetë nga dega e LDK-së në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat