Shënohet festa e Shën Nënë Terezës

Aktuale

Shënohet festa e Shën Nënë Terezës

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 06:56
Shën Nënë Tereza

Pas 10 ditëve të Nënë Terezës që filluan në ditën e lindjes së saj më 26 gusht, në 22 vjetorin e vdekjes, sot mbahen aktivitetet në vigjilje të festës së Shën Terezës.

Ditëfesta liturgjike e Shën Nënë Terezës do të kremtohet solemnisht në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Prej orës 10:00 është paraparë pritja e besimtarëve, miqve dhe njerëzve vullnetmirë.

Prej orës 11:00 mbahet mesha solemne e festës në Katedrale, e udhëhequr nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren- Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.

Sivjet, ditët e Nënë Terezës, nëntëditëshi përgatitor dhe devocioni ndaj saj, kanë qenë të kremtuara në mënyrë të veçantë duke e kujtuar 40-vjetorin e Çmimit Nobel për Paqe të Nënë Terezës, e cila e mori në vitin 1979 në Oslo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat