Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare

Aktuale

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 08:08
Ilustrim

Më shumë se një orë janë pritjet e udhëtarëve për të dalë nga Kosova. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Merdare këtë të enjte, pritjet janë 60 deri në 70 minuta.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë pritjet janë 10 deri 15 minuta. Kolona e automjeteve raportohet se është rreth 500 metra e gjatë.

Ndërsa në pikën kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 15-20 minuta dhe kolona raportohet se është afro 100 metra.

Pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje janë më pak të ngarkuar. Pritjet hyrje-dalje janë jo më shumë se 10 minuta dhe nuk raportohet për kolona të gjata.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat