Haki Abazi tregon arsyet pse Vetëvendosje është opsioni i vetëm i çkapjes dhe zhvillimit të shtetit

Aktuale

Haki Abazi tregon arsyet pse Vetëvendosje është opsioni i vetëm i çkapjes dhe zhvillimit të shtetit

Nga: G.B Më: 5 shtator 2019 Në ora: 08:53
Albin Kurti dhe Haki Abazi

Haki Abazi, i cili së fundmi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se VV është opsioni i vetëm i çkapjes dhe zhvillimit të shtetit, derisa ka treguar arsyet për këtë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se duhet luftuar krimin dhe korrupsionin, por kush me kënd?

Postimi i tij i plotë në Facebook:

LVV Opsioni i vetëm i çkapjes dhe zhvillimit të shtetit, ja PSE!

~
Hajde ta luftojmë korrupcionin dhe krimin, po kush, me kënd? Akti i radhës së tragjikomedisë së PRONTOs

Nuk ka ndonjë thirrje që do te kishte kumbimin dhe efektin qe t'i hape me zor sytë për rifreskimin e memories për përgjimet e PRONTOs dhe cfarë po ndodhë në shtetin tonë sot, dhe rrjedhimisht sa urgjent është largimi i kapësve prej pushtetit dhe skenës politike.

Janë duke na bërë mirë sepse qytetarët e votuesit duan ta luftojne krimin dhe korrupcionin dhe e dinë mire se kush duhet ndëshkuar për kete gje. Sa më aktuale e më e debatuar që është kjo çështje aq më syhapur do të jenë qytetaret para kutive të votimit , ndërsa rezultati është që të tjerët po bëjnë fushatë për LVV. Agjenda antikrim e antikorrupcion është kauza e LVV dhe kjo botërisht është e ditur, si parakusht për shtetin zhvillimor dhe për demokraci me sundim të ligjit.

Në matjet e çështjeve që i rëndon, pengon dhe duan zgjidhje me prioritet, qytetarët e vendit, me të drejtë, është indentifikuar krimi dhe korrupcioni si kanceri i vendit që duhet larguar. Kur kanë marrë rezultatet e këtyre anketave, ata qe nuk kane “kunkurruuuu”, kanë marrë vendim që të dalin në publik kinse po e luftojnë korrupcionin për të mos e lënë LVV si të vetme në këtë debat. Kjo tregon se sa mire e kanë lexuar këta dhe po duan të nënshkruajnë deklarata për të u mshehur në turmën e njerëzve të pastër, por kanë harruar tre ceshtje thelbësore në këtë dalje te zhveshur duke thirrur jo nuk jemi ne fajtorët e krimit dhe korrupcionit, por që pa vetëdije po thonë që do të bëjnë krimin tjetër duke marrë rolin e prokurorit dhe gjykatësit. Avazi i vjetër!

1. Qytetarët kanë ardhë në këtë përfundim për krimin dhe korrucionin duke pase parasysh një proces të gjatë dhë të qartë se kush janë akterët e krimit dhe korrupcionit në Kosovë. Qytetarët nuk janë zgjuar në një mëngjes të bukur dhe janë dalë nga ëndrra dhe po kërkojnë luftimin e krimit dhe korrupcionit. Ata e dinë mirë që binomi Thaci- Veseli janë arkitektet e të gjitha strukturave të kapjes së shtetit për ta ndarë shtetin. Dhe këtu më poshtë është një nga shumë dëshmi të pamohushme të kësaj kapje kapilare e sisitemit që është rritur kaq shumë që ja ka vendosur qytetarit lakun në fyt ( shiko videon e INSAJDER për PRONTO). https://youtu.be/cvOQ79xZ_BI

D.m.th Qytetari është duke kërkuar luftimin e krimit dhe korrupcionit me frymën e tij/sajë të fundit e me dorën në fyt të këtyre që duan të nënshkruajnë deklarata. Sa herë që duan të bëjnë zhvendosje të vëmendjes, duke e kosideruar qytetarin naiv e idiot, prodhojnë gjëra e shkaktojnë zhurmë siq ishte psh. skandali me Flora Brovinën dhe loja me viktimat e dhunës seksuale.

2. Përballë kësaj strukture të kapjes që po pretendon se ka me luftu krimin dhe korrupcionin, janë edhe një grumbul i madhë i diplomateve të huaj, ambasadorëve në Kosove, media, shoqeri civile e ekspert që kanë drejtuar gishtin drejt tyre. Krimi dhe korrupcioni që kanë bërë këta ka tejkaluar te gjitha praktikat e korrupcionit edhe në
vendet më të korruptuara, këta janë duke e nxjerrë me rrënjë shtetsinë Kosovës duke qenë të kriminalizuar dhe të korruptuar. Me bisht nën derë- siq thotë populli, përballur me gjyaktën speciale që kanë bërë vetë, dhe izolimin total të hekurt, këta për interesin e tyre jo që e ndajnë Kosovën përgjysmë, por e shesin edhe gjysmën e Shqiperisë.

3. Edhe ata qytetarë që dikur ju kanë besuar sot e kanë kuptuar se janë brejtësit e të së ardhmës së vendit, ndarësit dhe shitësit e interesit kombëtarë, jane gjeneruesit e zhurmës për të mos kuptuar të vertetën e kapjes së shteit dhe që bëjnë leckë toaleti. Nuk ka shqiptarë që mendon drejt e nderëshëm përfshirë edhe ata që dikur i kanë pasë miqë, që nuk i njef më këta aktorë të tragjikomedisë që pas zgjdhjeve te 6 Tetorit do të jetë tragjike për ta e populli do të buzëqeshë i fundit.

Më shumë qesharake, tragjikomike por edhe illustrative se kaq nuk mund të jetë: Shikojeni videon e PRONTOs dhe fotografinë më poshtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat