Haradinaj: Vrullin e shtetndërtimit nuk ka kush që na ndalon

Aktuale

Haradinaj: Vrullin e shtetndërtimit nuk ka kush që na ndalon

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 09:35
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj duke numëruar sukseset e qeverisë së tij, ka thënë se Kosova është përballur me agjenda nga të lloj llojshmet dhe rreziqe të shumë natyrave, por ka pasur edhe vullnetin e pashoq të qytetarëve të saj që atdheun e tyre ta çojnë një hap tutje drejt të ardhmes që na takon.

Ai ka shkruar se populli ia ka ruajtur krahët në çdo betejë e sukses dhe vetëm atyre u ka borxh.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Rrugëtimi jonë nuk ka qenë i lehtë. Është nder dhe krenari që ja kemi dal bashkë deri këtu.

Kosova, është përballur me agjenda nga të lloj llojshmet dhe rreziqe të shumë natyrave, por ka pasur edhe vullnetin e pashoq të qytetarëve të saj që atdheun e tyre ta çojnë një hap tutje drejt të ardhmes që na takon.

Prej Trepçës e deri tek taksa, prej kufirit e deri tek ushtria, prej mirëqënies së mësuesit e deri tek frymëzimi i mjekut, prej Prishtinës me ligj e deri tek Prizreni e Gjakova me zona ekonomike e parqe inovative, prej tejkalimit të problemeve energjetike e deri tek kthimi i tokave të komunave, janë dhe shumë punë tjera të kryera e që neve na shtyejnë që më tutje të vazhdojmë t’i kryejmë obligimet tona me dinjitet.

Vrullin e shtetndërtimit nuk ka kush na e ndalon. Kapacitetet tona për veprim nuk shterrojnë, janë energji që do na çojnë atje ku menduam, atëherë kur u betuam për atdhe.

Populli im më ruajti krahët në çdo betejë e sukses, ja u kam për borxh vetëm juve.

Kosovën 100% e bëjmë bashkë.

Faleminderit

I juaji, RH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat