LDK premton se pjesë e listës për deputetë nuk do të jenë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Aktuale

LDK premton se pjesë e listës për deputetë nuk do të jenë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Nga: G.B Më: 5 shtator 2019 Në ora: 09:52
Mbledhja e Kryesisë në LDK

(E plotësuar) - Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa theksoi se ende nuk është finalizuar lista me 110 kandidatë për deputetë, meqë sipas tij, ka afat edhe nesër për dorëzimin e listës në KQZ.

Mustafa tha se sot janë diskutuar të gjitha propozimet që kanë ardhur nga 38 degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke përfshirë edhe profesionistë, ekspertë, figura nacionale të cilat do të përfshihen në listën finale.

Mustafa: Ende nuk është përpiluar lista finale që do t’i dorëzohet KQZ-së

“Ende nuk është përpiluar lista finale që do t’i dorëzohet KQZ-së. nesër kemi afat deri në mesnatë, andaj lista përfundimtare do të përpilohet e dorëzohet nesër. Sot janë përfshirë ose janë diskutuar një numër i madh i emrave të ri, natyrisht duke respektuar të gjitha normat ligjore që të kemi të paktën një të tretën e deputetëve ose atyre që u propozohen qytetarëve të Kosovës për deputet të jenë gra. Natyrisht duke mos harruar që Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e parë që ka propozuar si bartëse të listës dhe kandidat për kryeministre Vjosa Omani”, thekosi Mustafa.

Ai siguroi se të gjithë kandidatët do të kenë të kaluar të pastër ligjore, por që nuk deshi të flasë me emra, përveç ish-deputetin Naser Osmani.

Sipas Mustafë,s në listën finale do të respektohen të gjitha dispozitat ligjore dhe parimet e LDK-së, sa i përket të kaluarës së kandidatëve të mundshëm. 

Mustafa: Lista e LDK-së për deputetë do të jetë e pastër

“Ende nuk mund të flas për listën përfundimtare ose emra të përveçshëm, përveç atyre që keni parë në rastin e Naser Osmanit, i cili vet është deklaruar për të tjerët nuk kemi emra të përveçshëm dhe lista përfundimtare do të përpilohet nesër para afatit ligjor për të dorëzuar në KQZ… Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të ketë asnjë person që është i dënuar ose në kundërshtim me ligjin. Pra, konform të gjitha normave ligjore dhe dispozitave ligjore. Prandaj, lista që LDK do t’i propozoj ose do ta paqes para qytetarëve të Kosovës, do të jetë një listë e pastër, ekip fitimtare, e cila mbron dhe avancon interesat dhe ambiciet e qytetarëve të Kosovës”, deklaroi ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ish-deputeti Naser Osmani ka shkruar se nuk do të ketë pjesë e listës për deputet përkundër propozimit të degës së LDK-së në Lipjan.

Kjo parti në mëngjesin e sotëm ka mbajtur edhe mbledhjen e kryesisë lidhur me listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.

***

​Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa theksoi se ende nuk është finalizuar lista me 110 kandidatë për deputetë, meqë sipas tij, ka afat edhe nesër për dorëzimin e listës në KQZ.

Ai siguroi se të gjithë kandidatët do të kenë të kaluar të pastër ligjore, por që nuk deshi të flasë me emra.

Kjo parti në mëngjesin e sotëm ka mbajtur edhe mbledhjen e kryesisë lidhur me listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.

***

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi ka nisur në ora 9:00 të mëngjesit dhe është duke u zhvilluar në selinë qendrore të këtij subjekti politik në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes në Facebook të LDK-së, përcjell Bota sot.

"Duke ndodhur tani: mbledhja e Kryesisë së LDK-së", është shkruar në Facebook.

Në këtë mbledhje pritet të propozohen emrat e kandidatëve të kësaj partie për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa sot në ora 11:30 pritet të mbahet edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat