Ambasada e SHBA-së kujton Nënë Terezën me foto nga takimi me presidentin Reagan

Aktuale

Ambasada e SHBA-së kujton Nënë Terezën me foto nga takimi me presidentin Reagan

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 12:30
Ambasada e SHBA-së kujton Nënë Terezën me foto nga takimi me presidentin Reagan

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka kujtuar sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, duke publikuar një foto nga takimi i humanistes së madhe shqiptare me Presidentin e SHBA-së, Ronald Reagan.

Foto daton në 21 qershor 1985 dhe gjatë ceremonisë, Nënë Tereza u dekorua me Medaljen e Lirisë.

“Foto e Ditës | 21 qershor, 1985. E shoqëruar nga Zonja Reagan, Nënë Tereza i shpreh mirënjohjen Presidentit Ronald Reagan gjatë ceremonisë ku ajo u dekorua me Medaljen e Lirisë”, shkruan Ambasada e SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat