Hahn bisedon me Sorecan për zhvillimet në Shqipëri

Aktuale

Hahn bisedon me Sorecan për zhvillimet në Shqipëri

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 12:57
Johanes Hahn

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ,ka njoftuar për një takim me Komisionerin e negociatave Johanes Hahn në orët e para të mëngjesit.

Soreca, ka bërë të ditur në rrjetin Twitter, se takimi është zhvilluar për ta informuar mbi zhvillimet e reja politike të situatës në Shqipëri.

“Kënaqësi të informoja Komisionerin Hahn për zhvillimet më të fundit të situatës politike në Shqipëri”, shkruan Soreca.

Në të njëjtin status ambasadori i BE-së ka preferuar të ndajë apelin në funksion të vendimit të tetorit, siç e ka quajtur ai.

Thirrja e BE-së për javët e fundit përpara këtij vendimi për hapjen e negociatave, i takon procesit të reformës, për të cilin është thelbësore që të vazhdohet përqendrimi”, përfundon reagimi i shkurtër i ambasadorit të BE në Tiranë Luigi Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat