Këta tre emra të rëndësishëm të LDK-së nuk do të jenë pjesë e garës zgjedhore të 6 Tetorit

Aktuale

Këta tre emra të rëndësishëm të LDK-së nuk do të jenë pjesë e garës zgjedhore të 6 Tetorit

Nga: D.RR Më: 5 shtator 2019 Në ora: 12:46
LDK

Këshilli i përgjithshëm i LDK-së, edhe sot nuk ka arritur të përpiloj të gjithë emrat e kandidatëve në listë për deputetë, shkruan "Bota sot"

Burime të gazetës "Bota sot", brenda Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, bëjnë të ditur se Fatmir Sejdiu, Teuta Rugova dhe Skender Hyseni, janë disa nga figurat e rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nuk do të jenë në listën zgjedhore të 6 Tetorit.

Ndryshe, në këtë mbledhje, sikurse janë zotuar edhe më herët, janë pajtuar që në listën e LDK-së mos të ketë njerëz me aktakuza.

Deri më tani, Naser Osmani dhe Lutfi Zharku, kanë bërë të ditur se nuk do të jenë në garën e 6 Tetorit, teksa pas pak kohësh pritet të mësohen emrat e rinj të cilët do t’i futen garës për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat