Zgjatet afati hetimor për panelin në rastet disiplinore

Aktuale

Zgjatet afati hetimor për panelin në rastet disiplinore

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 14:22
Pamje nga takimi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar dhe janë marrë vendime për një sërë çështjesh.

Kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj teksa i përmendi të gjitha pikat e rendit të ditës, kërkoi që të merren vendime.

Me këtë rast u votua draft rregullorja për Interpret edhe Përkthyes Gjyqësor.

Gjyqtari Armend Berisha tregoi rëndësinë e kësaj rregullore, teksa tha se në kuadër të kësaj është edhe kodi i etikë.

Gjatë kësaj mbledhje u votua për zgjatjen e afatit hetimor për panelin hetimor në rastet disiplinore.

Po ashtu, KGJK votoi për dy memorandume bashkëpunimi, për vazhdim të memorandumit të bashkëpunimit në mes Fondit për të Drejtën Humanitare edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Akademisë së Drejtësisë.

Mes tjerash u emëruan edhe anëtarë të Komisionit për Rekrutim të Gjyqtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat