Haradinaj: Shteti serb po vazhdon diskriminimin e shqiptarëve të Medvegjës

Aktuale

Haradinaj: Shteti serb po vazhdon diskriminimin e shqiptarëve të Medvegjës

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 15:36
Ramush Haradinaj me përfaqësuesit e partive shqiptare Medvegjë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e partive politike shqiptare të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 8 shtatorit në Medvegjë.

Haradinaj tha se së bashku me kryetarin e Alternativës për Ndryshim, të Partisë Demokratike dhe atë të Partisë për Veprim Demokratik, janë pajtuar që të gjithë shqiptarët me të drejtë vote, në këtë komunë, duhet ta kryejnë obligimin qytetar dhe të votojnë kandidatët më të mirë.

“Si Qeveri në dorëheqje do t’i adresojmë me kujdes shqetësimet e tyre, për faktin se shteti serb po e vazhdon diskriminimin e shqiptarëve të këtij rajoni, duke i fshirë nga lista e votuesve si dhe nga adresat legale, në vendbanimet e tyre, me qëllim të mohimit të së drejtës së votës dhe pamundësimit të përfaqësimit të tyre në nivel komunal”, shkroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat