Vdes edhe i plagosuri i dytë në Lagjen e Spitalit

Aktuale

Vdes edhe i plagosuri i dytë në Lagjen e Spitalit

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 16:19

(E plotësuar) - Zyrtarë të QKUK-së kanë konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe personi i dytë si pasojë e plagëve të marra gjatë të shtënave me armë zjarri sot në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

“Ka vdekur edhe personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rëndë nuk ka arritur të mbijetojë”, tha zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.    

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot pasdite në rrugën “Muharrem Fejza” janë plagosur fillimisht katër persona, dy prej të cilëve tashmë kanë ndërruar jetë në QKUK.

Image

Ndërkohë edhe dy persona tjerë të plagosur vazhdojnë të trajtohen në QKUK.

Policia nuk ka bërë të ditur zyrtarisht motivet e rastit, por sipas dëshmitarëve në konfliktin e armatosur janë përfshirë familjet Mehmeti dhe Rafuna, për shkak të kontestit pronësor. 

Rasti tragjik në Mati 1, njëri nga të arrestuarit u kap nga një polic jashtë detyre

Bajram Krasniqi, zyrtar për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar se gjatë të shtënave me armë zjarri sot në lagjen “Mati 1”, një zyrtar policor ka intervenuar në arrestimin e njërit nga të dyshuarit që ka gjuajtur me armë.

Sipas Krasniqit, nuk dihet nëse i njëjti ka gjuajtur edhe me armë.

"Ka qenë kalimtar rasti, jashtë detyrës. Si kalimtar rasti ka hasur në ngjarje dhe ka intervenuar dhe njëri nga të dyshuarit, i cili ka përdorur armën e shkurtër, është arrestuar nga polici, i cili ka qenë kalimtar rasti. Nuk dihet ende nëse i njëjti ka përdorur armën", ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Dëshmitarët thanë se në konflikt ishin përfshirë dy familje, për shkak të një kontesti pronësor. Fillimisht, janë plagosur katër persona, por që më vonë dy prej tyre ndërruan jetë në QKUK nga plagët e marra.  

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona lidhur me rastin,  por nuk ka dhënë ende motivet që çuan deri te ngjarja tragjike.

Kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve të tjerë në QKUK

Mjekët në QKUK kanë folur rreth gjendjes aktuale shëndetësore të dy personave të tjerë, të plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ku kanë humbur jetën edhe dy persona si pasojë e marrjes së plagëve.

Avdush Bajgora, specialist reanimator, tha se për momentin mjekët janë duke kryer dy intervenime kirurgjike në sallat emergjente.

Bajgora: Njëri nga të plagosurit ka lëndime në kokë

"Kanë ardhur në gjendje shumë të rëndë, dy kanë ndërruar jetë, njëri ka qenë i goditur me armë zjarri në kokë dhe nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa pacienti tjetër ka qenë i lënduar në kraharor, gjithashtu me armë zjarri dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Momentalisht në sallat emergjente kirurgjike janë duke u kryer dy intervenime kirurgjike, njëri ka lëndime në kokë gjithashtu me armë zjarri, është duke intervenuar ekipi i neurokirurgjisë, ndërsa pacienti tjetër i cili ka lëndime të enëve vitale të ekstremiteteve, është duke intervenuar ekipi i kirurgjisë vaskulare", tha Bajgora.

Ndryshe, katër persona janë plagosur në lagjen “Mati 1”, gjatë një përleshje mes dy familjeve për shkak të kontestit pronësor. Dy prej tyre, kanë ndërruar jetën më vonë si pasojë e plagëve të marra.

***

Edhe personi i dytë i plagosur sot në Lagjen e Spitalit, ka vdekur.

Këtë e ka konfirmuar për media zyra për informim e QKUK-së.

QKUK flet për gjendjen e atyre që po mjekohen

Mjekët në QKUK kanë konfirmuar se njëri nga të plagosurit e ngjarjes së sotme tragjike në lagjen ‘Mati 1’ ka ndërruar jetë.

Agron Çitaku, mjek kujdestar, ka bërë të ditur për media se edhe përkundër intervenimit nga ana e mjekëve, njëri nga të plagosurit ka vdekur, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra, ndërsa tre të plagosurit tjerë vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor.

Çitaku: Njëri nga të plagosurit ka vdekur

"Edhe përkundër masave të marra të ri-animimit, njëri prej të plagosurve nuk i mbijetoi plagëve, tre të tjerët janë gjithashtu në gjendje të rëndë, njëri është në sallën operative, dy të tjerë janë duke u përgatitur për intervenime", tha Çitaku.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me rastin për të cilin dyshohet se ka të bëjë me motive të konfliktit për pronë, por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

***

Mjekët në QKUK kanë konfirmuar se njëri nga të plagosurit e ngjarjes së sotme tragjike në lagjen ‘Mati 1’ ka ndërruar jetë.

Agron Çitaku ka bërë të ditur në një konferencë të shkurtër për media se edhe përkundër intervenimit nga ana e mjekëve, njëri nga të plagosurit ka vdekur, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Ai ka konfirmuar  se tre të plagosurit tjerë vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në QKUK, pasi kanë marrë lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

Image
Agron Çitaku

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me rastin për të cilin dyshohet se ka të bëjë me motive të konfliktit për pronë, por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Mjeku kujdestar flet për gjendjen e të plagosurve që tani gjenden në QKUK 

Mjeku kujdestar i QKUK-së, Agron Çitaku ka dhënë detaje për gjendjen e të plagosurve nga të shtënat me armë në Prishtinë.

Ai para mediave ka thënë se një person është futur në sallë, e të tjerët janë në gjendje të rëndë.

“Para orës 16:00 jemi lajmëru për të plagosur nga të shtënat me armë. Në ora 14:00 janë sjell me emergjencë. Personat kanë ardhur me lëndime të rënda trupore dhe janë në trajtim. Prej tyre, një në sallë,  dhe dy tjerë janë në gjendje të rëndë”, ka thënë Çitaku.

Ai ka treguar se të personat janë të plagosur në pjesë të ndryshme në trup.

Ndërkaq, në një përgjigje me shkrim nga Zyra për Informim kanë treguar se një person nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve ndërsa tre të tjerë kanë vdekur.

***

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi paditen e sotme në rrugën “Muharrem Fejza” ku mbeti një i vrarë dhe tre të plagosur, policia duket se ka arrestuar edhe të dyshuarit e parë.

Këtë gjë e konfirmoi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilin tha se informatat e sakta rreth kësaj ngjarje do të dihen pas hetimeve.

“Ekipet e Policisë dhe Mjekësisë Urgjente kanë reaguar menjëherë dhe prioritet është trajtimi i të plagosurve të cilët tashmë janë transferuar në QKUK. Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit”, tha Ahmeti.

Kreu i Prishtinës gjithashtu shfrytëzoi rastin që të ngushëllojë familjen e viktimës, ndërsa uroi shërim për të plagosurit.

“Me shqetësim pranuam lajmin për ngjarjen e rëndë në Prishtinë ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një qytetar dhe tre të tjerë janë të plagosur rëndë. Në emër të Komunës shpreh ngushëllime për familjen e viktimës, e lutemi e shpresojmë se të lënduarit e tjerë të shërohen”, tha Ahmeti.

***

Një plagosje ka ndodhur para pak minutash në Lagjen e Spitalit në kryeqytet. Aty janë plagosur katër persona, një prej të cilëve ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Media mëson nga dëshimtarët se në këtë incident kanë qenë të përfshirë babë e djalë, njëri prej të cilëve edhe ka vdekur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur për çështje pronësore.

Sipas dëshimtarëve, dy nga viktimat janë të moshës rreth 30 vjeçare, derisa kanë thënë se të shtënat kanë qenë me kallashnikovë. Një nga të plagosurit është një kalimtar rasti, i cili ishte munduar të qetësojë situatën.

Image

“Djalë e babë janë të përfshirë në incident, njëri nga ta ka vdekur. Rasti ka ndodhur për çështje pronësore. Dy nga viktimat janë nën moshën 30 vjeçare. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit dhe është afruar që t’i ndajë. Kanë gjuajt me kallashnikovë”, ka thënë ky dëshimtar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Image

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Momenti kur dorasi qëllon me plumba viktimat në Lagjen e Spitalit

Një plagosje ka ndodhur para pak minutash në Lagjen e Spitalit në kryeqytet. Aty janë plagosur katër persona, një prej të cilëve ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Media ka siguruar videon nga momenti kur dorasi ka qëlluar me plumba viktimat në Lagjen e Spitalit:

Çka e nxiti vrasjen dhe plagosjet te Lagjja e Spitalit? Flasin dëshmitarët

Një plagosje ka ndodhur para pak minutash në Lagjen e Spitalit në kryeqytet. Aty janë plagosur katër persona, një prej të cilëve ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Media mëson nga dëshimtarët se në këtë incident kanë qenë të përfshirë babë e djalë, njëri prej të cilëve edhe ka vdekur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur për çështje pronësore.

Sipas dëshimtarëve, dy nga viktimat janë të moshës rreth 30 vjeçare, derisa kanë thënë se të shtënat kanë qenë me kallashnikovë. Një nga të plagosurit është një kalimtar rasti, i cili ishte munduar të qetësojë situatën.

“Djalë e babë janë të përfshirë në incident, njëri nga ta ka vdekur. Rasti ka ndodhur për çështje pronësore. Dy nga viktimat janë nën moshën 30 vjeçare. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit dhe është afruar që t’i ndajë. Kanë gjuajt me kallashnikovë”, ka thënë ky dëshimtar.

Njëri nga të plagosurit tek Lagja e Spitalit është kalimtar rasti

Në përleshjen me armë zjarri që ka ndodhur në Lagjen e Spitalit ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Njëri nga të plagosurit sipas dëshmitarëve ka qenë kalimtar rasti.

Ndërkohë, dëshmitarët kanë treguar edhe si ka ardhur deri tek përleshja me armë.

Vdes një nga të plagosurit te Lagjia e Spitalit

Stafi mjekësor i Klinikës Emergjente në QKUK ka konfirmuar se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë.

Ndërsa tre të tjerë janë duke u trajtuar nga Klinika Emergjencës.

“Katër persona kanë ardhur në Emergjencë. Përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, një nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Tre të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, deklaroi zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

***

Njëri nga katër personat e dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu.

“4 persona kanë ardhur në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, 1 ka vdekë nuk ka arritë me mbijetu. 3 të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente”, ka thënë Fazliu.

***

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Muharrem Fejza’, në lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë.

Katër persona janë plagosur nën rrethana ende të panjohura, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16.00, kemi pranuar informatën  për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Njësitit policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur katër të plagosur”, tha Ahmeti.

Sipas saj, detaje tjera policia do t’i bëjë të ditur më vonë.

Flet prokurori për rastin në Prishtinë: Nuk ka viktima, katër persona të plagosur

Kryeprokurori Kujtim Munishi ka thënë se nga të shtënat  në Lagjen e Spitalit në kryeqytet nuk ka asnjë viktimë.

Munishi ka thënë se një person është në gjendje më të rëndë, derisa tre të tjerë janë në gjendje më të lehtë.

“Rasti është plagosje. Një person është ne gjendje me të rende e nderkaq tre te tjere jane ne gjendje me te lehte”, ka thënë Munishi.

***

Para pak minutave ka ndodhur një vrasje në njërën nga Lagjet e Prishtinës. Raportohet për katër viktima.

Media ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë, Flora Ahmeti por ajo ka konfirmuar për momentin vetëm të shtënat me armë.

Image

Image

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat