Kallashnikovi ka mbetur ende në mes të rrugës në Prishtinë, ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë

Aktuale

Kallashnikovi ka mbetur ende në mes të rrugës në Prishtinë, ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 17:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme tek “Lagjia e Spitalit” në Prishtinë ku si pasojë e të shtënave me armë, një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka konfirmuar vdekjen e njërit nga të plagosurit, gjersa ka thënë se tre të tjerët janë duke e marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë nga pamjet që vazhdimisht po publikohen nga lokacioni ku ka ndodhur ngjarja mund të shihet se një armë automatike ka mbetur ende në mes të rrugës, pikërisht aty ku ndodhi konflikti me armë.

Policia janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin, ndërkohë që ende nuk dihet për motivet e mundshme që çuan deri te ky rast tragjik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat