Ngjarja në rrugën “Muharrem Fejza”, ka edhe të arrestuar

Aktuale

Ngjarja në rrugën “Muharrem Fejza”, ka edhe të arrestuar

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 17:18
Foto

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi paditen e sotme në rrugën “Muharrem Fejza” ku mbeti një i vrarë dhe tre të plagosur, policia duket se ka arrestuar edhe të dyshuarit e parë.

Këtë gjë e konfirmoi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilin tha se informatat e sakta rreth kësaj ngjarje do të dihen pas hetimeve.

“Ekipet e Policisë dhe Mjekësisë Urgjente kanë reaguar menjëherë dhe prioritet është trajtimi i të plagosurve të cilët tashmë janë transferuar në QKUK. Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit”, tha Ahmeti.

Kreu i Prishtinës gjithashtu shfrytëzoi rastin që të ngushëllojë familjen e viktimës, ndërsa uroi shërim për të plagosurit.

“Me shqetësim pranuam lajmin për ngjarjen e rëndë në Prishtinë ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një qytetar dhe tre të tjerë janë të plagosur rëndë. Në emër të Komunës shpreh ngushëllime për familjen e viktimës, e lutemi e shpresojmë se të lënduarit e tjerë të shërohen”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat