Ramush Haradinaj: Tronditje ajo çfarë pamë në Prishtinë

Aktuale

Ramush Haradinaj: Tronditje ajo çfarë pamë në Prishtinë

Nga: V.R Më: 5 shtator 2019 Në ora: 18:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi, ka reaguar për ngjarjen e ndodhur të mërkurën në Prishtinë, ku mbeti i vrarë një person dhe 3 të plagosur.

Ai ka ftuar organet e rendit që të angazhohen maksimalisht për zbardhjen e rastit dhe që dorasit e këtij akti të marrin dënimin meritor.

Postimi plotë:

Tronditje!
Prishtina përjetoi sot një ngjarje makabre! Vrasja e një personi dhe plagosja e shumë të tjerëve, në mes të ditës duke rrezikuar edhe shumë banorë të Lagjes së Spitalit, është tragjedi që na prek të gjithëve. Ftoj organet e rendit, që të angazhohen pandalë deri në gjetjen e motiveve dhe dorasve të kësaj masakre dhe të njëjtit të marrin dënimin meritor. Ngushëllime për familjen që humbën familjarin e tyre dhe lutemi për shëndetin e të plagosurve. Kosova nuk do të lejojë ngjarje të tilla. Ne kemi forcuar në vazhdimësi institucionet e rendit dhe ligjit në vend dhe aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat