Të plagosur në Lagjen e Spitalit janë dy vëllezër dhe axha i tyre

Aktuale

Të plagosur në Lagjen e Spitalit janë dy vëllezër dhe axha i tyre

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 18:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur në pasditen e së enjtes, në kryeqendrën e Kosovës.

Në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë, katër persona janë plagosur, e më pas njëri prej tyre ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të plagosur janë dy vëllezër, si dhe një axhë i tyre.

Para se të mbërrijë policia dhe autoambulancat në trotuaret e një ndërtese në lagjen e Spitalit kanë qëndruar të shtrirë persona të përgjakur nga goditjet me armë zjarri.

Ndërkohë që është filmuar edhe dorasi duke e qëlluar njërin nga viktimat.

Motivet e tragjedisë thuhet se kanë të bëjnë me çështje pronësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat