Policia e Kosovës tregon a dihen motivet e rastit tragjik në Prishtinë

Aktuale

Policia e Kosovës tregon a dihen motivet e rastit tragjik në Prishtinë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 19:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje e armatosur ndërmjet familjeve Rafuna dhe Mehmeti për çështje pronësore, me ç‘rast fillimisht janë plagosur katër persona, ndërsa më vonë kanë ndërruar jetë dy prej tyre.

Zyrtari për media në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se janë arrestuar dy të dyshuar, derisa shtoi se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

Krasniqi thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy armë, një e gjatë dhe një e shkurtër.

Krasniqi: Ende nuk i dimë motivet e ngjarjes

“Në orën 15:40 ka pasur një rast gjuajtje me armë, kemi intervenuar menjëherë. Në vendin e ngjarjes kemi gjetur katër persona të plagosur. Personat e plagosur janë dërguar në QKUK, para disa minutave morëm informatën se njëri nga ta ka ndërruar jetë. Janë të arrestuar dy persona të dyshuar. Janë konfiskuar gjithashtu dy armë, një e shkurtë dhe një e gjatë. Për momentin nuk mundemi me dhënë përgjigje, se cili ka qenë motivi. Dyshohet se këtu banojnë të dy familjet. Ende është duke u ekzaminuar vendi ngjarjes”, theksoi Krasniqi. 

Dëshmitarët shprehen se në objektin banesor të ndërtuar nga kompania “Royal”, pronarë janë familja Rafuna dhe Mehmeti, ndërsa sipas tyre mosmarrëveshjet janë për çështje pronësore, për lokale, të katit të parë të këtij objekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat