Ky është personi i dytë i vrarë në Lagjen e Spitalit

Aktuale

Ky është personi i dytë i vrarë në Lagjen e Spitalit

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 20:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pak kohë më parë ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ishte plagosur sonte të Lagjja e Spitalit, në Prishtinë.  Në QKUK kanë treguar se personi i dytë që ka vdekur është M.Rafuna, rreth 76 vjeçar.

“Po, ka vdekur personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, ka thënë Shpend Fazliu nga QKUK.

Fazliu ka thënë se i plagosuri nuk ka mund t’i mbijetoi plagëve të marra.  “ Personi i vdekur është M. Rafuna”.

Ndërkohë që Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk dihen motivet që çuan deri te ngjarja e rëndë në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, dëshmitarët thonë se aty janë përfshirë familjet Rafuna dhe Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat