Idrizi: Po shantazhohen njerëz në emër të Kadri Veselit

Aktuale

Idrizi: Po shantazhohen njerëz në emër të Kadri Veselit

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 22:52
Valdete Idrizi

Zyrtarja nga Partia Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi ka thënë se disa persona në emër të zyrtarëve të lartë të PDK-së kanë kërkuar favore në institucione të ndryshme.

Idrizi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka treguar disa raste sipas së cilës dikush po hedh baltë mbi PDK-në pa të drejt.

“Një shembull i tillë është vërtet për të qarë. Në periudhën kur Vetëvendosje hidhte gaz në Kuvend, më thirri një person në telefon dhe më tha “Valdete a je në zyrën e Kryetarit [Veselit]”. “Po” i thashë. Më tha “më thirri një persona dhe më tha më thirri shefi-Kadria për të votuar një person “artisti më i mirë” a diçka ngjashëm”. Kadria ishte në Kuvend duke u ballafaquar me gaz lotsjellës”.

Idrizi tregon më tej se pas disa minutash e verifikoi se personi që ka kërkuar këtë favor në emër të Veselit as që kishte lidhje me PDK-në.

Zyrtarja e PDK-së thotë se ka edhe raste tjera si ai në rastin e Spitalit të Mitrovicës ku janë kërcënuar njerëz në emër të Kryetarit.

“Është bërë njëfarë mode të bëhen këso lloj gjërash në emër të Veselit, prandaj ai ka guximin të luftoj dukuri të tilla”, tha ndër të tjera Valdete Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat