Publikuan video që mund ta rrezikojë jetën e Vjosa Osmanit, profesori i reagon ashpër PDK-së

Aktuale

Publikuan video që mund ta rrezikojë jetën e Vjosa Osmanit, profesori i reagon ashpër PDK-së

Nga: A.ZH Më: 6 shtator 2019 Në ora: 00:55
Vjosa Osmani me bashkëshortin e saj

Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj, ka thënë se kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës Vjosa Osmani, po tmerron PDK-në.

Ai ka thënë se Osmani do ta dërgonë në “pushim të dhunshëm” PDK-në, përcjell Bota sot.

Reagimi i Maxharrajt vie pas publikimit të një video nga faqet e PDK-së se gjoja një kushëri i burrit te Vjosa Osmanit, “ka lidhje të ngushta me serbët”.

Reagimi i Maxharrajt pa ndërhyrjen e redaksisë:

Se shpejti Vjosa Osmani do te ua prene teshat PDK-së

Dikur jo fort moti Kadri Veseli ish shef i SHIK-ut dhe tani Kryetar i PDK ne nje emission ne TV pate deklaruar haptas se kame marr thas me plote informata nga Serbia.Ne njerin nga ata thas paskan gjete nje informate se gjoja “nje kusheri I burrit te Vjosa Osmanit paska pas lidhje te ngushta me serbet”,dhe kjo qenka publikuar ne faqen e PDK ne rrejeten sociale ne FB,tani ne kete moment,e nuk e kan publikuar para disa vitesh.

Nuk eshte hera e pare qe PDK ne kazanat e saj e ka zanat te prodhoi genjeshtra te kulluara te pakripeta.Jemi mesu me te tani e 20 vjet.

Por e verteta nuk qendron ketu.E verteta eshte se tashti mu ne prag te zgjedhjeve te parakoheshme PDK-n e ka kape paniku nga urragani shkaterrues i quajtur Vjosa Osmani e cila po del se do te jete tmerri per PDK-n te cilen do ta qoje ne pushim te dhunshem,sepse forca dhe fuqia e Vjosa Osmanit i tejkalon permast e PDK-se se molisur e cila eshte duke dhane shpirte.

Se shpejti Vjosa Osmani do te ia prene deshat PDK per ti bajte shume gjate ne opozite.

Por,publikut i intereson te dije se ne ata thaset e Kadri Veselit te marre nga Serbia a mos gjendet edhe ndokush nga rradhet e PDK me lidhje te ngushta me serbet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat