Policia e Kosovës pranon 10 automjete donacion nga Policia Gjermane

Aktuale

Policia e Kosovës pranon 10 automjete donacion nga Policia Gjermane

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 07:09
Policia

(E plotësuar) - Me rastin e 20- vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, policia Federale e Gjermanisë i ka dhuruar donacion 10 automjete Policisë së Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se ka rastisur që sot në 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës të marrin 10 automjete donacione nga Policia e Gjermanisë.

Sipas tij, ky donacion tregon bashkëpunimin e Policisë së Kosovë me atë të Gjermanisë me qëllim të luftimit të krimit.

Qalaj: Bashkarisht do punojmë që të luftojmë krimin

"Kjo tregon për mbështetjen që Policia e Kosovës e ka nga partnerët tanë strategjik dhe nuk është hera e parë që Policia Gjermane përkrah Policinë e Kosovës kemi një bashkëpunim të shkëlqyer dhe besoj që do shkoj duke u rritur në vazhdimësi meqenëse edhe qëllimi i Policisë së Kosovës dhe Policisë Gjermane është që bashkarisht të që të luftojmë krimit dhe të ketë sa më pak krim në Kosovë në Gjermani dhe në Evropë", tha ai.

Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Policinë Federale Gjermane, Thomas Przybyla, tha se me dorëzimin e këtyre veturave po hedhin një hap tutje drejt forcimit të bashkëpunimit në mes Policisë së Kosovës dhe asaj Gjermane.

Przybyla: Me dorëzimin e këtyre veturave po  forcojmë bashkëpunimin

"Sot është një ditë e mirë për Policinë e Kosovës si dhe për Policinë Federale të Gjermanisë, me dorëzimin e këtyre veturave të policisë ne hedhim një hap tutje drejt forcimit të bashkëpunimit i cili ka filluar duke bërë trajnime të përbashkëta, dhe ne presim që të hedhim hapa tjerë sa i përket dorëzimit të pajisjeve tjera, kështu që shfrytëzoj rastin për ta uruar Policinë e Kosovës në 20 vjetorin e saj dhe për t’i falënderuar për ftesën", tha ai.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Christian Heldt tha se  në këtë vit jubilar për Policinë e Kosovës qeveria gjermane ka ofruar një dhuratë të mrekullueshme për Policinë e Kosovës që janë 10 automjetet për Policinë kufitare.

Ai ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e qeverisë gjermane për Policinë e Kosovës me qëllim të sundimit të ligjit.

Heldt: Gjermania dhe Kosova kanë bashkëpunim shumë të fortë

"Si Qeveri Gjermane të kemi një dhuratë të mrekullueshme për 20 -vjetorin e Policisë së Kosovës për të mbështetur punën e Policisë kufitare siç janë këto 10 vetura që po i shihni prapa nesh,. Gjermania dhe Kosova kanë bashkëpunim tash e 10 vite, një bashkëpunim shume i fortë në të gjitha fushat e punës së Policisë, dhe unë dua ta shfrytëzoj rastin për të falënderuar Policinë federale, agjentët e sigurisë, për kontributin e dhënë këtu në bashkëpunimin tonë me Kosovën. Puna e policisë është jetike, e rëndësishme, ata e bëjnë dallimin mes një shoqërie të civilizuar dhe kaosit, kështu që, çfarëdo që ne mund të bëjmë për të mbështetur policinë dhe sundimin e ligjit në këtë vend, ne e bëjmë me kënaqësi dhe sot është një mundësi e mirë për ta ritheksuar këtë edhe njëherë", tha ai.

Shënohet 20-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës (Drejtpërdrejtë)

Organizohet ceremonia e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Policia sot shënon 20 vjetorin e themelimit

Policia e Kosovës sot shënon 20 vjetorin e themelimit.

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999.

Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.

Ndryshe, në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të PK-së, sot  prej orës 10:00 mbahet ceremonia kryesore si përmbyllje e të gjitha aktiviteteve njëjavore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat