Kelmendi: Kam oferta gojore, por asnjë serioze

Aktuale

Kelmendi: Kam oferta gojore, por asnjë serioze

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 09:00
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë sot se nuk ka ende asnjë ofertë serioze për t’u bërë pjesë e partive politike, por është shprehur se ka vetëm “oferta gojore”.

Kelmendi, në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit, deklaroi se ende nuk ka marrë oferta serioze nga anjëra prej partive në vend.

“Unë kam oferta gojore, ndoshta kam edhe oferta kështu, por meqenëse kam kaluar disa sfida dhe jam në një proces nuk mund të përballohen disa sfida, megjithëse është një shprehje që thotë se i madhi dhe i fuqishmi mund të ju mashtrojë sa herë të dojë. Por, unë nuk kam oferta serioze”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi, i cili është njëri prej biznesmenëve më të njohur në Kosovë, më parë ka qenë pjesë e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat