Lista Serbe merr “aminin” e Vuçiqit, sot dorëzon listat për deputetë në KQZ

Aktuale

Lista Serbe merr “aminin” e Vuçiqit, sot dorëzon listat për deputetë në KQZ

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:41
Lista Serbe

“Lista Serbe” e Goran Rakiqit përfundimisht do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Ata do të dorëzojnë sot listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.

Një vendim të tillë e kanë marrë pas konsultimeve që kanë pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, shkruan telegraf.

Lista me emrat e kandidatëve do t’i dorëzojnë sot në orën 1 e 30, dhe më pas kreu i kësaj partie, Goran Rakiq, do t’iu drejtohet gazetarëve në një konferencë për media.

Sot është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën me emrat e atyre që do të garojnë për deputet.

Deri më tani dy parti politike kanë dorëzuar listat e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë pritet që një proces të tillë ta përmbyll sot edhe LDK’ja e Isa Mustafës e cila dje edhe përkundër mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm nuk kanë mundur që të dalin me një listë finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat