Alternativa: Dega në Prishtinë u shua për shkak se s’bëmë koalicion me PSD-në

Aktuale

Alternativa: Dega në Prishtinë u shua për shkak se s’bëmë koalicion me PSD-në

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 12:55
Mimoza Kusari-Lila

Alternativa ka sqaruar se pse është shuar dega e saj në Prishtinë.

Përmes një reagimi për media, Alternativa thotë se kjo është bërë për interesa personale prej kur kryetarja e partisë Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se s’do të bëjë koalicion me AAK-PSD.

“Alternativa në Prishtinë dhe në qendrat ku ka qenë aktive ka vazhduar funksionimin prej themelimit të saj dy vite më parë dhe ende vazhdon të funksionojë. Ndërsa, kanë qenë disa individë (emrat e të cilëve nuk figurojnë as në reagimin e postuar sot nga `”ish-dega”) të cilët gjithmonë kanë shikuar partinë për përfitme personale dhe pozicionime në punësim. Pasi u sistemuan aty ku synuan me marrëveshje me PSD në nivelin komunal, këta pak individë, deshën të orientojnë subjektin aty ku e shihnin përfitimin e tyre. Përderisa, me shumicë votash në Kryesinë e Alternativës u vendos për drejtimin e subjektit, me muaj të tërë këta persona nuk kanë qenë prezent në parti. Në momentin kur u kuptua se Alternativa nuk bëhet pjesë e listës AAK/PSD, shpresat për privilegje të mëtutjeshme të këtyre individëve u shuan dhe andaj sot ata dolën me këtë reagim”, thuhet në sqarimin e Alternativës.

“Alternativa, iu bën thirrje kësaj pjese të “ish-përfaqësuesve” të degës në Prishtinë, të publikojnë emrat dhe pozitat që mbajnë të kuptojë opinionin publik, cila është arsyeja e kësaj komunikate. Në të kundërtën, zyra qendrore në Prishtinë, do i publikojë emrat dhe pozitat që mbajnë”, thuhet në fund të sqarimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat