Ismaili përuron rinovimin e Klinikës së Endokrinologjisë

Aktuale

Ismaili përuron rinovimin e Klinikës së Endokrinologjisë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 13:48
Ismaili përuron rinovimin e Klinikës së Endokrinologjisë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, kanë përuruar sot rinovimin e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK.

Me rastin e përurimit, ministri Ismaili ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur më reformat që po bëhen të mundura në sektorin shëndetësorë falë edhe luftës së madhe ndaj korrupsionit.

“Është kënaqësi të shohësh se fondet të cilat nuk abuzohen më, tani kthehen në investime direkte për qytetarët edhe për personelin shëndetësor. Bashkëdyzimi i vullnetit dhe energjisë ka arritur që të krijoj sot një klinikë e cila realisht mund të jemi krenar me të”, th ai.

Ismaili ka përgëzuar edhe menaxhmentin e Klinikës së Endokrinologjisë për krijimin e një klinike e cila sot ofron shërbimet më të mira për pacientë.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se të gjitha reformat po bëhen për të mirën e pacientëve.

“Në këto ambiente tashmë ka hapësira moderne për mjekimin e pacientëve. Këto janë rezultatet kur krahas mbështetjes institucionale ka edhe një rol pro-aktiv të menaxhmentit të klinikës për të përmirësuar kushtet”, tha Sejdiu.

Ndërkaq, drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Venera Berisha-Muharremi, tha se ky është një investim që ka ndryshuar tërësisht shërbimet për pacientë.

“Klinika e jonë tani ka një infrastrukturë moderne dhe të gatshme për të gjitha shërbimet ndaj pacientëve”, ka thënë drejtoresha e klinikës.

Kjo klinikë përveç ngjyrosjes, ndërrimit të dyshemesë, ndërtimit të pritores së re, modernizimi të sallës së edukimit, ka siguruar edhe televizor për secilën dhomë të pacientëve.

Po ashtu, secili shtrat i ri i pacientëve e ka edhe butonin e tij për të thirrur infermieren në rast të ndonjë kërkese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat