Ramiz Kelmendi pasi u largua nga LDK, i vije goditja e parë e rëndë

Aktuale

Ramiz Kelmendi pasi u largua nga LDK, i vije goditja e parë e rëndë

Nga: N.H Më: 6 shtator 2019 Në ora: 16:58
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka njoftuar se është larguar nga kjo parti orë më parë.

Ai këtë njoftim e bëri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Mirëpo, nuk ka shkruar gjatë dhe Kelmendit i ka ardhur goditja e parë. Është analisti Nexhat Haziri, ai i cili përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar ish-deputetit duke i thënë se i ka mbetur vetëm edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe për të aderuar.

Ja shkrimi i tij:

Ramiz Kelmendi: Po kërkoj nje parti që t’i realizoj vizionet e mia.
-Me AAK s'muje,me PDK-ne jo, e as me LDK-ne. Te kan mbete edhe dy opsione Ramiz, LV-ja ose Srpska Lista. Zgjidh e merr !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat