Rexhaj e quan të pafytyrë e të pa moral ish-deputetin e VV-së: Shkeli edhe mbi kufoma për pushtet

Aktuale

Rexhaj e quan të pafytyrë e të pa moral ish-deputetin e VV-së: Shkeli edhe mbi kufoma për pushtet

Nga: A.ZH Më: 6 shtator 2019 Në ora: 17:23
Sali Rexhaj

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës Ilir Deda dhe Korab Sejdiu, kanë konfirmuar se nuk do të kandidojnë për postin e deputetit në zgjedhjet e 6 tetorit.

Largimin e tyre nga politika, anëtari i Partisë Parlamentare të viteve të 90-ta në Kosovë, Sali Rexhaj, e ka quajtur “mëkat të madh”, përcjell Bota sot.

Rexhaj ka thënë se Deda e Sejdiu janë njerëz të talentuar e të ndershëm, mirëpo nuk bën zgjedhjen e mirë për karrierën e tyre, duke kaluar nga një parti në një tjetër.

Ndërsa, lajmin për largimin e ish-deputetit të Lëvzjes Vetëvendosje Sami Kurteshi, Rexhaj e ka quajtur “lajm të shkëlqyeshëm”.

Sipas tij, Kurteshi është shembulli më tipik i “politikanit dhe njeriut të pafytyrë e pa moral”, që "ka shkelur edhe mbi kufoma për pushtet".

Ai ka thënë se shpreson që si Kurteshi, të largohen edhe tjerë “hajna, kriminel dhe vrasës”.

Reagimi i Rexhajt:

Mekat i madh qe Ilir Deda e Korab Sejdiu po largohen nga politika. Dy njerez te talentuar, te ndershem e shume te zgjuar, me shkollim superkuakitativ. Por nxituan shume qe te arrijne ne maja te pushtetit, duke harruar se politika pos qe eshte art mbi arte e shkence mbi shkenca, kerkon edhe durim te madhe.

Kalimi nga nje subjekt ne tjetrin, nuk eshte zgjedhje e mire nese deshiron dikush te beje karriere te sukseseshme ne politike.

Ne anen tjeter largimi i Sami Kurteshit nga politika eshte lajme i shkelqyeshem. Samiu eshte shembulli me tipik i politikanit e njeriut te pafytere e te pa moral. Jo se i nderroj shume parti e sherbime, po shkeli edhe mbi kufoma per pushtet.

Shpresoj shume se si Samiu do ta pesojne edhe shume te tjere, ne radhe te pare hajna, kriminel e vrases.

Ka ardhe koha qe vota e qytetarit ta ndaj shapin nga sheqeri, dhe shume njerez te cilet e demtuan rende shtetin e qytetaret, do ta perfundojne karrieren e tyre politike me 6 teteor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat