Anita Haradinaj: Për dorëheqjen dhe ftesën e Ramushit nga Specialja u informova nga portalet

Aktuale

Anita Haradinaj: Për dorëheqjen dhe ftesën e Ramushit nga Specialja u informova nga portalet

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 17:45
Anita Haradinaj

Gruaja e kryeministrit në dorëheqje, Anita Haradinaj, ka deklaruar në Frontal të T7 se për dorëheqjen dhe ftesën që ka marrë Ramush Haradinaj nga Specialja, ajo është informuar nga portalet.

Ajo ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për një ftesë të tillë e as për vendimin e tij për dorëheqje, derisa ka thënë se pas këtij lajmi ajo ka filluar edhe të qaj.

“Kam qenë në shtëpi tu pi kafe. E kam hap telefonin edhe më kanë dal lajmet e portaleve një pas një. Fillimisht e pash lajmin që ka dhanë dorëheqje, edhe vetë me veti thash qysh. Kur hyna me lexu lajmin, u informova edhe për ftesën që ka marrë nga Gjykata Speciale”, ka thënë Anita në Frontal të T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat