Këto shtatë subjekte politike i kanë dërguar listat e deputetëve në KQZ

Aktuale

Këto shtatë subjekte politike i kanë dërguar listat e deputetëve në KQZ

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më tani kanë aplikuar shtatë subjekte politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 7 aplikime nga subjektet politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

1. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) – 27 kandidatë;

2. Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 13 kandidatë për deputetë;

3. Srpsa Lista – 17 kandidatë për deputetë;

4. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 13 kandidatë për deputetë;

5. Gradjanska Iniciativa Gore (GIG) - 6 kandidatë për deputetë;

6. Samostalna Liberalna Stranka (SLS) - 13 kandidatë për deputetë;

7. Nova Demokratska Stanka  (NDS) - 60  kandidatë për deputetë”, ka njoftuar ai.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë planifikuar të mbahen me 6 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat