Arben Gashi mban këtë numer në listen zgjedhore të LDK-së

Aktuale

Arben Gashi mban këtë numer në listen zgjedhore të LDK-së

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:17
Arben Gashi

Ish -deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, garon sërish për postin e deputetit në zgjedhjet e 6 Tetorit.

Media merr vesh se në listën zgjedhore të LDK-së, Gashi është renditur i 14-ti, për dallim prej zgjedhjeve të kaluara kur e mbante numrin 61.

Përveç tij, ka arritur të sigurojë informacione edhe për renditjen e ish-deputetes Doruntina Maloku, e cila është listuar në numrin 10, ndërsa ish-kandidati për kryetar të degës së LDK-së në Mitrovicë, Faton Peci në nurmin 100.

Ndryshe, sonte në orën 00:00 përfundon afati i certifikimit të partive politike që synojnë të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat