Berisha: Në Bruksel kishte tentim për çbërje të shtetit të Kosovës

Aktuale

Berisha: Në Bruksel kishte tentim për çbërje të shtetit të Kosovës

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 20:34
Anton Berisha

Anton Berisha ish-zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme, tregon arsyet se pse u ndal dialogu në Bruksel me Serbinë.

Berisha në emisionin “Rubikon”, tha se ka qenë periudhë e vështirë dhe se rrjedha e dialogut filloi të marrë kahje tjetër.

“Është e vërttetë që ka qenë periudhë e vështirë sepse dialogu ndërmjet KS dhe Serbisë me ndihmën e BE në vend të zhvillohet në ritmin e marrëdhënieve të dy shteteve rrëshqiti në tema tjera. Kjo e ka vështirësu shumë situatën dhe pozicionin e Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe kontinenteve tjera që skanë informata për situatën në Kosovë”, tha Berisha.

Tutje ai thekson se shtetësia e Kosovës dhe çështjet që kishin të bëjnë me integritetin e vendit nuk do të duhej të ishin tema të dialogut.

“Shtetësia e Kosovës është çështje e mbyllur, çështjet që kanë të bëjnë me integritetin nuk duhet të jenë tema të dialogut në tryezën në Bruksel. Kjo situatë është tentu të kapërcehet përmes një ndryshimi të formatit të dialogut dhe kemi pas mosmarrveshje me Mogherinin. Foikus do të ketë njohjen reciproke dhe jo një dialog të pafundmë të cilën e përdor Serbia për ta përdorur për ta goditur Kosovën.. Një dialog që çon në pikëpyetje integritetin e KS dhe u futën brenda tema të brendshme në tavolinën në Bruksel, kjo tendencë negative kishte të bëjë me çbërjen e shtetit”, përfundon Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat