Partia Fjala dorëzon listën e kandidatëve për deputetë

Aktuale

Partia Fjala dorëzon listën e kandidatëve për deputetë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 23:18
Partia Fjala

Me 53 kandidatë për deputetë, Partia Fjala ka dorëzuar në KQZ, listën e kandidatëve për deputetë, për certifikim ne zgjedhjet e 6 tetorit.

Avni Çakmaku nga Partia Fjala tha para mediave se po garojnë si parti të vetme dhe se bartës i listës është kryetari i kësaj partie.

Çakmaku: Garojmë si parti e vetme

"Garojmë si parti e vetme, pa koalicione, për shkak se besojmë në ato që kemi vlerë tonën, Kosova e ka më të domosdoshme që edhe brenda strukturave të saj ligjvënëse dhe ekzekutive ta ketë. Prandaj qëndrimi ynë që të shkojmë të vetme. Bartës i listës është kryetari Gëzim Kelmendi, janë gjithsej 53 kandidatë", tha ai.

Çakmaku tha se nuk e kanë plotësuar listën, për shkak se sipas tij, kuantiteti më shumë po shkakton dëm se sa që po kontribuon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat