Hamiti: Kurrë me keq në rrafshin ndërkombëtar s’kemi qenë, çakordim total institucional

Aktuale

Hamiti: Kurrë me keq në rrafshin ndërkombëtar s’kemi qenë, çakordim total institucional

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 23:39
Muhamet Hamiti

Muhamet Hamiti, nga radhët e LDK-së, ka thënë se Kosova kurrë s’ka qenë më keq se tani në rrafshin ndërkombëtar, derisa thotë se është çakordim total institucional.

Hamiti ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, e ministrin e Jashtëm në detyrë Behgjet Pacollin, për të cilin thotë se ka qenë skandaloz.

“Në atë kohë me të madhe është proklamuar se dialogu është teknik. Kjo rrëshqitje prej dialogut teknik në atë politik dhe së fundmi me hapjen e temën për korrigjim të kufirit e vendos Kosovën si një çështje të papërfunduar”, ka thënë Hamiti në Rubikon.

Tutje ai ka shtuar se, “më shumë se një vjet tash jemi në situatën më të keqe si në raport me Serbinë por edhe në rrafshin ndërkombëtar, e kjo ka ndodhur edhe pas çakordimit institucional kur kemi një president që merr vendime krye në veti, e një kryeministër të një qeveria super të madhe që bën gafe që kur Thaçi hapte temën e kufijve ai dërgonte letra te ndërkombëtarët. E kemi një ministër të jashtëm që është skandaloz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat