Këto janë subjektet politike që mund t’i votoni me 6 tetor

Aktuale

Këto janë subjektet politike që mund t’i votoni me 6 tetor

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 07:41
Ilustrim

Është përmbyllur në mesnatë afati ligjor për dorëzimin e kërkesave dhe listave të kandidatëve të subjekteve politike në KQZ, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve nis sot (e shtunë) shqyrtimin e aplikacioneve të subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhje ndërsa vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator, ka bërë të ditur, Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.

Sipas tij listat e kandidatëve për deputetë do të publikohen pas procesit të certifikimit nga ana e KQZ-së.

Deri mbrëmë në mesnatë kur është mbyllur afati ligjor i dorëzimit të aplikacioneve, 25 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe i kanë dërguar listat e kandidatëvë për deputetë deri në mesnatë,

Sipas tij në mesin e tyre janë 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidatë i pavarur.

“KQZ njofton se është përmbyllur afati për dorëzimin e listës së deputetëve për certifikim në zgjedhjet e 6 tetorit. Brenda afatit kohor kanë dorëzuar gjithsej 25 subjekte politike, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur”, tha ai.

Elezi tha se nuk ka iniciativa qytetare që kanë dorëzuar listën e tyre për certifikim. Ndryshe, shumica e partive të mëdha politike tashmë i kanë publikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat