Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka treguar arsyen se pse Xhavit Drenori nuk u përfshi në listën e deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje.
Konjufca në RTV Dukagjini, ka folur edhe për pakënaqësinë e Xhavit Drenorit për mos përfshirje në listë.
Konjufca ka thënë se në bazë të informacioneve që ka, Drenori në fillim ka pranuar vetë që të mos jetë në listën e deputetëve pasi ka humbur garën, por, sipas Konjufcës, ai kur e ka parë që në listë është përfshirë një person tjetër ka shpërthyer në sharje.
Drenori i cili përmes një statusi në Facebook, mbrëmë e ka quajtur mashtrues liderin e VV-së pasi nuk u përfshi në listën për kandidat për deputet.