Ish-Komandanti i FARK-ut i bashkohet PDK-së

Aktuale

Ish-Komandanti i FARK-ut i bashkohet PDK-së

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 09:14
Hisen Berisha dhe Kadri Veseli

Hisen Berisha, Ish-Komandati i brigadës 138 “Agim Ramadani” , i cili ishte pjesë e betejës së Koshares, ka kaluar në PDK.

Këtë aderim e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një fotografi të postuar në Facebook.

Veseli ka shkruar ish-komandanti i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani” nga sot është anëtar i PDK-së.

“Ish-komandanti i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani”, Hisen Berisha, nga sot është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tone”, ka shkruar Veseli.

Hisen Berisha, që njihet si oficer i karrieres në luftën e fundit në Kosovë ka qenë komandant në betejen e Koshares në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ministër i së cilës ka qenë Ahmet Krasniqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat