Osmani: Në shtëpinë e Pavarësisë - Dr. Ibrahim Rugova, u ndërtua projekti më i madh për Kosovën shtet

Aktuale

Osmani: Në shtëpinë e Pavarësisë - Dr. Ibrahim Rugova, u ndërtua projekti më i madh për Kosovën shtet

Nga: A.ZH Më: 7 shtator 2019 Në ora: 12:16
Vjosa Osmani sot ka vizituar Shtëpinë e Pavarësisë - Dr. Ibrahim Rugova.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre Vjosa Osmani, sot ka vizituar Shtëpinë e Pavarësisë - Dr. Ibrahim Rugova.

Ajo ka thënë se në këtë shtëpi, është ndërtuar projekti më i madh për Kosovën shtet dhe fijet e miqësisë së madhe me SHBA-të dhe vendet e tjera, përcjell Bota sot.

Osmani ka theksuar se duhet demokraci dhe vendosmëri për ta ndërtuar shtetin mbi themelet e vlerave qytetëruese perëndimore.

Postimi i Osmanit në Facebook:

Shtëpia e Pavarësisë - Dr. Ibrahim Rugova, është vendi prej nga filloi projekti i pavarësisë dhe u vunë themelet e shtetit sovran të Kosovës.

Në këtë shtëpi të vogël, u ndërtua projekti më i madh për Kosovën shtet. Nga kjo shtëpi u lidhën fijet e miqësisë së madhe me SHBA-të dhe vendet e tjera. Bota e njohu përpjekjen tonë për liri.

Tri postulatet e dr. Rugovës: "Liri, pavarësi e demokraci" duhen jetësuar në shtet të qëndrueshëm e demokratik.

Prandaj, na duhet demokraci efektive dhe vendosmëri për ta ndërtuar shtetin mbi themelet e vlerave qytetëruese perëndimore.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat